Ushtari kroat tenton të transportoj një shtetas kosovar që kishte hyrë ilegalisht në Kroaci

Policia kroate mbrëmjen e së mërkurës ndaluan në autostradën “A1” një veturë të drejtuar nga një 30 vjeçar i Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë në vendpushimin e Dusinës.

Ai ka qenë duke vozitur një shtetas të Kosovës i cili ilegalisht ka hyrë në Republikën e Kroacisë, shkruan Nacional.hr përcjell Reporteri.net.

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kroacisë konfirmoi ngjarjen pas një hetimi të Dnevnik Nova TV.

Ata thonë se bëhet fjalë për person ushtarak aktiv dhe do të vijojë procedura për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore, e cila do të kryhet brenda Forcave të Armatosura.

Sipas informacioneve jozyrtare, një pjesëtar i Forcave të Armatosura nuk po kontrabandonte një emigrant, duket se do ta ndihmonte dhe do ta transportonte në një vend të caktuar pasi ndaj tij ishte ngritur aktakuzë sipas nenit 53 të Ligjit për të Huajt në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje. Në atë nen thuhet se “Ndalohet ndihma e një shtetasi të një vendi të tretë në kalimin, transitin dhe qëndrimin e paligjshëm”.

Lexo edhe:  Shoferi i Audisë "fluturon" në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë vozit me 215km/h tejkalon edhe veturën e Policisë