UP-së propozohet t’i hiqet emri “Hasan Prishtina”

Është propozuar largimi i emrit “Hasan Prishtina” nga Universiteti i Prishtinës, përmes ndryshimeve statutare të cilat janë në diskutim.

Diçka e tillë ka ardhur si pasojë që vendosja e emrit u bë shumë vite pas themelimit të universitetit, dhe në arenën ndërkombëtare jo rrallë herë është ngatërruar si institucion i ri.

Poashtu, pasaktësi ka shkaktuar edhe fakti që një Universitet në Mitrovicë që është në gjuhen serbe pretendon emrin Universiteti i Prishtinës, që ka krijuar konfuzitet e telashe ndër tjera edhe në listimin e punimeve.

Një ide e tillë nuk u kundërshtua nga profesorë historianë, por nuk u mirëprit nga disa organizata studentore.

Lexo edhe:  Veturat e ardhura nga Korea, Auto Salloni Alberti del me reagim: Mos i bleni, s’ka garancë