Ulen temperaturat, shiu largon pushuesit – boshatisen plazhet e Vlorës

Reshjet e shiut kanë përfshirë edhe qytetin e Vlorës duke bërë që pushuesit të largohen nga plazhet.

Shiu vijon të ketë intensitet në të gjithë qytetin bregdetar, duke larguar temperaturat e larta.

Gjithashtu reshjet e shiut kanë rritur nivelin e ujit në rrugë, ndërsa është krijuar trafik rrugë.

Bashkia e Vlorës po punon për largimin dhe pastrimin e rrugëve.

 

Lexo edhe:  Hapet aplikimi për shtesat për fëmijët deri në 16 vjeç