Ukraina sulmon një nga rafineritë kryesore të naftës në Rusi

Një rezervuar nafte në një nga rafineritë kryesore të naftës në Rusi u godit nga një dron mbrëmjen e kaluar gjatë një sulmi të realizuar nga Ukraina, njoftuan autoritetet lokale.

Dronët ukrainas shënjestruan rafinerinë e naftës Kinef, e cila ndodhet afër Shën Petersburgut, duke shkaktuar dëme në strukturën e jashtme të një prej rezervuareve të naftës në objekt, tha guvernatori i rajonit, Alexander Drozdenko.

Ky sulm është pjesë e një vale të shtuar sulmesh të Ukrainës ndaj infrastrukturës energjetike ruse, duke synuar të dëmtojë burimet e mëdha të të ardhurave të Moskës.

Kinef është një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Rusi, duke përpunuar rreth 6.4% të furnizimit të vendit me naftë bruto, ose 17.7 milionë tonë çdo vit, sipas burimeve të industrisë.

Për momentin, nuk ka pasur asnjë koment zyrtar nga autoritetet ukrainase lidhur me këtë sulm.

Lexo edhe:  Arrestohet shoferi i kamionit që dyshohet se shkaktoi aksidentin në Klinë ku vdiq mërgimtari