Ukë Rugova pjesë e listës së LDK-së për deputet

Ukë Rugova, djali i ish-presidentit Ibrahim Rugova do të jetë pjesë e listës për deputet nga LDK për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ai thënë se në ditëlindjen e ish-presidentin Rugova, pranova me nderimin më të madh kërkesën e Familjes Rugova që Ukë Ibrahim Rugova të jetë pjesë e listës sonë zgjedhore.

“Sot, në 81-vjetorin e lindjes së arkitektit dhe prijësit tonë, vizitova zonjën Fana dhe Familjen Rugova. Në këtë vizitë zyrtarizuam dhe përfshirjen e Ukës në garën e radhës.Ukë, të priftë e mbara në këtë garë.Me zonjën Fana biseduam edhe për rrugën e filluar tre dekada më parë; për sakrificat e heshtura që e ndoqën; për vendosmërinë që nuk u thye asnjëherë, edhe kur Kosova ishte në udhëkryqin më të rrezikshëm të historisë së saj moderne. Dhe sot, kur shteti ynë përballet me sfida të reja, mesazhi i Rugovës mbetet po ai: forcë paqësore, përkushtim demokratik, orientim të pandryshuar drejt botës perëndimore”, ka shkruar ndër të tjera Abdixhiku.

Lexo edhe:  Reduktime të energjisë elektrike