U zbulua pasi hyri në një shtëpi, ky është personi që dyshohet për disa vjedhje në Prishtinë

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, biznese e institucione financiare që po shkaktojnë humbje e pasiguri. Hajnat në të shumtën e rasteve arrijnë që të ikin nga duart e organeve të rendit, por ka të atillë që kapen pas veprimeve hetimore të Policisë, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu e ka pësuar edhe një person në Prishtinë, i cili u kap pasi kishte hyrë të kryejë një vjedhje në një shtëpi në rrugën ‘Bajram Bahtiri’.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se bëhet fjalë për Emran Hasani, 30-vjeçar.

Hasani fillimisht ka tentuar të ikë nga njësia policore që doli në vendin e ngjarjes, por i njëjti më pas është kapur nga zyrtarët policorë.

Ai është shoqëruar në stacion policor, ku gjatë intervistimit ka pranuar se ka kryer edhe tri vepra tjera të vjedhjes.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje’ dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje

Lexo edhe:  Nuk kishte të bëjë me “Mulla Mercedesin”, Valon Syla dyshohet se u sulmua për shkak të këtij statusi