U vonua nga puna për në shtëpi, babai në Obiliq e sulmon vajzën e tij 36-vjeçare
Numri i rasteve të dhunës në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë. Çdo ditë gra që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet.
Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në një familje në Obiliq, ku një burrë dyshohet se ka tentuar ta rrahë vajzën e tij.
Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar 36-vjeçarja, e cila ka deklaruar se i babai i saj e ka gjuajtur me shishe uji që ta godas, për shkak se ajo është vonuar nga puna për t’u kthyer në shtëpi.
Njësitë policore kanë shoqëruar në stacion të dyshuarin, i cili është intervistuar nga hetuesit policorë.
Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Dhunë në familje’.