U tha se “Big Brother VIP Kosova” fillon sonte, Alaudin Hamiti del me njoftim

Po vjen edhe edicioni i dytë i “Big Brother VIP Kosova”.

Sonte u përfol se starton ky format televizivë.

Me një sqarim lidhur me këto lajme ka dalur, Alaudin Hamiti, prezantuesi i këtij formati.

Ai ka hedhur poshtë mundësinë e tillë teksa është shprehur se për datën do të dalin me njoftim zyrtarë.

“Hej njerëz, veç një informacion që po qarkullon gjithandej që sonte fillon Big Brother, nëpër rrjete sociale, nëpër TikTok-a, nuk ka asnjë informacion zyrtarë nga ne që sonte fillon, kështu që rrini qetë dhe e morët përgjigjen që sonte nuk fillon Big Brother. Datën kur fillon ju lajmërojmë së shpejti”, është shprehur ai në videon e postuar në story.

Ndryshe, Stresi, ishte fituesi i edicionit të parë të “BBVK”.

Lexo edhe:  Zbulohet se kur do të nisë Big Brother VIP Albania 3