“Shijoje këtë humbje”, Arbenita Ismalji thumbon Feron i cili ndodhet në burg

Ditë më parë Fero është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar bashkëshorten e tij, modelen Arbenita Ismajli, shkruan Reporteri.net.

Reperit tashmë i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Por, modelja e cila jeton dhe vepron në Londër, Arbenita Ismajli po vazhdon jetën e saj normalisht.

Së fundmi, në një story të publikuar në Instagram, ajo ka thumbuar reperin Fero.

“Imagjino të humbasësh vajzën që Zoti të dërgoi për t’u shëruar….shijojë këtë humbje”, ka shkruar ajo në fotografinë e realizuar brenda një ashensori.

E gjatë kohës në burg, dikush që i mban llogarinë Feros në Instagram, ka shkruar se ka qenë nëna e tij ajo që është kujdesur për vajzën e tyre.

Në dosjen e prokurorisë thuhej se Arbenita i ka kërkuar të ndahen, por që reperi ka insistuar edhe në një shans, dhe aty ka filluar ta godas në shpinë modelen.

Lexo edhe:  Ambasada amerikane shpërndan postimin e KFOR-it: Gati për të ofruar siguri për qytetarët e Kosovës