U sulmua nga tre persona, Valon Syla po operohet në QKUK

Gazetari Valon Syla është sulmuar në orët e vona të mbrëmjes së sotme nga tre persona.

Siç merr vesh Kanal10, Syla nga ky sulm ka marrë lëndime të rënda në kokë, për çka edhe aktualisht ndodhet në QKUK duke u operuar.

I kontaktuar nga Kanal10, Syla tha se gjendja e tij është stabile.

“Jam mirë. Për momentin jam në QKUK. Po ma qepin kokën. Ishin tre persona që më sulmuan. Ikën me vrap pasi më sulmuan duke më goditur në kokë”, deklaroi ai për Kanal10.


Gjatë kohës së sulmit ndaj tij, gazetari Valon Syla ishte nën shoqërinë e gazetarëve Ilir Mirena dhe Leonard Kërquki.

 

Lexo edhe:  Çmenduri në rrugët e Kosovës: Gara me vetura shkakton aksident të tmerrshëm