“U sulmova nga policia fetare”, Valon Syla: Çka po ju vjen rëndë që i kallëzoj veturat e imamëve?

Gazetari Valon Syla thotë se ai ka shkruar dhe ka folur për luksin e disa imamëve në ditën që u sulmua dhe beson se sulmi ndaj tij lidhet me këtë. Megjithatë, ai thekson se në Republikën e Kosovës, ku shteti ka bazë lirinë e garantuar me Kushtetutë dhe jo Sheriatin, ai do të flasë dhe do t’i japë kritikat e tij.

Derisa po rrëfente ngjarjen e të martës mbrëma në Pressing, gazetari Valon Syla e kuptoi se janë arrestuar tre të dyshuarit për sulm ndaj tij. Njoftimin e dha ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Më vonë një medium publikoi emrat e tre të arrestuarve për rrahjen e Sylës para një lokali në Prishtinë.

Lexo edhe:  Njofton Xhevdet Pozhari: Ministria ka filluar procedurat që pensionistët mos të paraqiten çdo 6 muaj