U shpall i zhdukur që nga shtatori, policia kërkon ndihmë për gjetjen e prizrenasit

Behamir (Ruzhdi) Gavazaj, nga fshati Zhur i komunës së Prizrenit, ishte shpallur i zhdukur nga 10 shtatori. Që nga ajo ditë familjarët s’kanë pasur asnjë informacion për vendndodhjen e tij.

Policia e Prizrenit nëpërmjet një njoftimi, ka kërkuar bashkëpunimin nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që nëse kanë informacione për të zhdukurin, të lajmërojnë organet e rendit.

Sipas përshkrimit viktima është i gjatë 1 metër e 70 centimetra, i ka 70 kilogramë dhe flokët e thinjura.

Njoftimi i plotë:

Personi Behamir (Ruzhdi ) Gavazaj , lindur me datë 17.01.1973 nga Fshati Zhur, KK Prizren, Republika e Kosovës, i cili për here të fundit është parë nga familjarët e tij me datë 10. Shtator 2022 ka dalë nga shtëpia dhe familjarët më nuk kanë asnjë kontakt me të.

Sipas ankuesit viktima është i gjatë rreth 170 cm, 70 kg, flokët e thinjura.

Peroni i raportuar si zhdukur deri me sot nuk është gjet, andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse e shohin personin e njëjtë apo din diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë Policin Rajonale në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.

Lexo edhe:  Aksident në Klinë, lëndohen 6 persona