U shkrumbuan në veturë, zbulohet identiteti i dy viktimave të tjera në masakrën e Fushë Krujës
Tre persona mbetën të vdekur pas një atentati të ndodhur këtë të diel në urën e Tapizës në Fushës Krujë.
Policia bëri të ditur se një prej viktimave është Diklen Vata kurse dy personat e tjerë, të cilët ndërruan jetë si pasojë e zjarrit në makinë, dyshohet të jenë Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha.
Diklen Vata arriti të dilte nga makina pasi ajo u përfshi nga flakët, por është qëlluar me armë nga autorët të cilët nuk e kanë lënë të largohet.