“U rrit jetim dhe u adaptua nga…”, zbulohen detaje nga jeta private e Gjestit?
Besart Kelmendi, i njohur nga publiku si Gjesti, është padyshim një nga banorët më të komentuar dhe të dashur nga publiku i reality show-t. Gjatë edicionit të Big Brother VIP Kosova (BBVK), ai u kthye në kryefjalën e spektaklit, duke tërhequr vëmendjen me karizmën dhe lojën e tij të fortë.
Pavarësisht popullaritetit të tij, fati i Gjestit ndryshoi papritur gjatë një avantazhi që kishte në dorë banori tjetër, Leo.
Ai vendosi Gjesti dhe Drilonin në një nominim “kokë më kokë,” një moment që shkaktoi shumë diskutime mes publikut. Ndonëse besohej se votat ishin në favor të Gjestit për të vazhduar garën, produksioni vendosi për largimin e tij, duke favorizuar Drilonin.
Ky vendim shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale, ku fansat u shprehën se largimi i Gjestit nuk ishte pasqyrim i votës së publikut.
Pas 85 ditësh qëndrimi në BBVK, Gjesti u largua të hënën, duke lënë pas një boshllëk të madh për ndjekësit e tij. Megjithatë, ai i befasoi të gjithë shqiptarët ditën e martë, kur hyri si banor zyrtar në Big Brother VIP Albania 4 (BBVA4).
Kjo lëvizje strategjike nga produksioni e ktheu vëmendjen tek ai, duke e bërë hyrjen e tij një nga momentet më të diskutuara të edicionit.
Hyrja e Gjestit në BBVA4 ka ngjallur një mbështetje të madhe jo vetëm nga fansat, por edhe nga fytyra të njohura publike. Rrjetet sociale janë mbushur me komente pozitive, dhe numri i ndjekësve të tij në platformat e ndryshme po rritet në mënyrë të jashtëzakonshme.
Nuk dihet nëse është e vërtetë ende, mirë një koment i një personi në instagram ka marrë shumë vëmendje lidhur me jetën private të Gjestit.
Sipas këtij komenti, Gjesti është rritur larg prindërve biologjikë dhe është adoptuar nga një çift që e kanë dashur si fëmijën e tyre.