U rrëzua nga muri i shtëpisë, policia jep detaje për vdekjen e prishtinasit

Dje është raportuar se një i moshuar është gjetur pa shenja jete në Prishtinë pasi është rrëzuar nga një lartësi.

Burri i cili ka ndërruar jetë është rrëzuar nga muri në lartësi prej katër metrash, derisa ishte duke e pastruar oborrin e shtëpisë së tij.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Prishtinë 19.10.2022 – 14:30. Një mashkull kosovar ka ndërruar jetë pasi dyshohet se është rrëzuar nga muri në lartësi prej 4 metrave, derisa ishte duke e pastruar oborrin e shtëpisë së tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Rasti është inicuar si hetim i vdekjes.

Lexo edhe:  Nxënësi i shkollës në Koshtovë të Mitrovicës denoncon arsimtaren: Më goditi katër herë me shuplaka - e denoncon në Polici