U raportua për rrahje mes Norës e Melindës, flet menaxheri i kësaj të fundit
Sot gjatë ditës është raportuar se ka ndodhur një përleshje midis dy këngëtareve të mirënjohura Nora Istrefi dhe Melinda Ademi.
Mirëpo kjo po del të jetë e pavërtetë.
Lajmi.net ka kontaktuar menaxherin e Melinda Ademit, Granit Muxheri i cili e ka mohuar lajmin.
‘’Jo nuk është e vërtetë që ka ndodhur një përplasje e tillë.Kësaj i kapen qështu ju patën kap edhe për Dafinën, e Butrintin pa pas asgjë më atë, po bojin kësi tripa e po krijojnë senë në krye të vetit’’.
Ndryshe sipas raportimit përleshja që u mohua nga Muhaxheri ka ndodhur në një qendër finesi në Prishtinë.
Më herët këto dy këngëtarë kanë pasur edhe një bashkëpunim në mes vete