U prangos pas incidentit te banesa, 45-vjeçari në Prizren kërcënoi nënën me thikë: Dil ose të vras news image

Një rast jo fort i zakontë ndodhi të mërkurën në mesditë në një lagje në Prizren, ku nga ballkoni i një banese, një qytetar papritmas hodhi gjësende të ndryshme. Duke bërtitur, i dyshuari Haxhi Krasniqi nuk la gjë pa hedhur poshtë banesës, moment ky që i ka tronditur banorët përreth. Por ajo që e përjetoi më rëndë ishte nëna e tij, e cila u përballë me të birin, raporton Gazeta Sinjali.

Në ditën kur u nxor nga banesa me pranga në duar, nëna e tij e denoncoi për një rast që kishte ndodhur dy ditë më parë, kur i dyshuari e kishte kanosur seriozisht.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se Krasniqi, 45-vjeçar, po dyshohet se e ka kërcënuar nënën e tij me thikë, duke i kërkuar të largohej nga banesa e tyre.

Për të mos mbaruar me kaq, ai e ka paralajmëruar se nëse nuk vepron siç thotë ai, do ta vras.

Ky është njëri ndër shumë rastet që kanë ndodhur në familjen e tyre, e ku nëna e tij e ka pësuar më së shumti, për çka edhe vendosi ta denoncojë të birin, përkundër që i njëjti u arrestua nga Policia.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë urdhër për ndalim dhe dorëzimin e kallëzimit penal, si dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore

Lexo edhe:  Linda: Blero m’ka dërgu te hoteli, ka insistuar të vijë në dhomën time