“U përpoqa të gërmoj me duar dhe ta nxjerr princeshën time” – Historia prekëse prapa fotografisë që s’do të harrohet
Një baba i pikëlluar qëndron mes një shtëpie të rrënuar duke mbajtur dorën e vajzës së tij të vdekur, trupi i së cilës nuk shihet nga rrënojat.
Një pamje zemërthyese që tronditi gjithë botën. E shkrepur përgjatë tragjedisë që la pas tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri, që tashmë ka marrë jetën e mbi 21 mijë njerëzve.
Një nga ta është Irmak, vajza 15 vjeçe e Mesut Hançer që ai e quan “princesha” e tij. Gazeta gjermane “Bild” ka takuar babanë në Varrezat Kapiçam.