U kap në flagrancë me armë në një lokal, ky është i riu nga Gjakova që përfundoi në ndalim policor

Posedimi i armëve ilegale është një dukuri shqetësuese në vendin tonë, pasi që Policia vazhdimisht has në persona të armatosur të cilët cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe rrezikojnë jetën e tyre.

Ata shpesh kapen në flagrancë me armë të ftohta e mjete të tjera të rrezikshme.

Një rast i tillë është zbuluar dje në një lokal në Gjakovë, ku Policia ka kapur një person me armë ilegale.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Patrik Perlala, 28-vjeçar, që përfundoi në pranga të Policisë.

Pas përfundimit të kontrollit policor, arma është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Ndryshe, “Kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.“

Lexo edhe:  Rahovec: Burri ushtron dhunë psikike ndaj gruas dhe i kërkon të largohet nga shtëpia