U kap duke kryer vjedhje, arrestohet 33 vjeçari në Obiliq

Policia e Kosovës ka kapur në flagrancë duke kryer vjedhje një burrë në Obiliq. I njëjti më pas është arrestuar.

“Sot rreth orë 12:00, nga zyrtarët policor të stacionit të Obiliqit, është arrestuar në flagrancë një person për veprën tentim vjedhje”.

Më tutje në njoftim thuhet se i dyshuari ishte në kërkim edhe për dy raste tjera të vjedhjeve.

“Personi i dyshuar ishte identifikuar dhe ishte në kërkim për dy raste të vjedhjeve, që kanë ndodhë në një market në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq, me datat 9 dhe 21 maj 2024″.

I dyshuari është me inicialet N.T, 33 vjeçar.

Lexo edhe:  Afera e “53-milionëshit”: Pal Lekaj dënohet me 3 vjet e tetë muaj burgim