U dhunuan seksualisht në luftë, por s’përfitojnë asnjë beneficion nga shteti

Me pagën mujore nuk kanë telashe. Por, viktimave të dhunës seksuale të luftës, problem po u del me beneficionet të cilat nuk po i marrin, ani se u takojnë me ligj.

Ndonëse ky i fundit që ua mundëson vazhdimin edhe për dy vjet të tjera afatin për aplikim u miratua në Kuvend, nuk është dekretuar ende nga presidentja, raporton Klan Kosova.

Deri në kohën kur ka pasur afat për aplikim, në komisionin përkatës janë deponuar mbi 1900 histori të grave e burrave, përjetues të dhunës.

Këto informata u dhanë në Komisionin për të drejtat e njeriut, ku u diskutua mundësia e avancimit të procesit për njohjen e statusit të viktimave.

Deri tashti, asnjë e mbijetuar e dhunës nuk ka përfituar nga beneficionet siç mund të jetë lirimi nga tatimi në pronë e shërbimet shëndetësore jashtë vendit, e të tjera.

Lexo edhe:  Të shtëna me armë zjarri në Veri të Mitrovicës, polici gjuan më drejtim të vëllezërve të tij