U bënë prindër, Einxhel dhe Dagz marrin një vendim të rëndësishëm
Kosova është vendi ku do jetojnë përfundimisht Einxhel Shkira dhe Dj Dagz, bashkë me djalin e tyre Trev.
Lajmin e ka zbuluar për ndjekësit e saj vetë Einxhel në një postim në Instagram, ku ka falenderuar publikisht vëllain e saj për ndihmën e suportin gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes së djalit të saj, Trev.
Mes të tjerash, moderatorja shkruan se ai e ka ndihmuar me të gjitha gjërat për tu shpërngulur në Prishtinë, madje thekson dhe sakrificën e vëllait që bëri gjatë atyre ditëve.
Kujtojmë se edhe në një intervistë para disa muajsh, Einxhel la të kuptohet se do ishte Prishtina vendi ku ajo dhe familja e saj do jetonin. Ajo madje tha se ka edhe disa projekte në plan atje, por nuk i ka zbuluar ende.
Ne mbetemi në pritje të këtyre projekteve!