Turisti inskenon ‘rrëmbimin’ e tij për të zhvatur familjen pasi harxhoi paratë në resortin tailandez

Një turist britanik raportohet se hartoi një plan dashakeq të detajuar për të përfituar paratë e luksit, teksa hiqej sikur ishte plagosur dhe i kërkoi miqve të luanin rolet e pengmarrësve për të përfituar pra nga familja e tij në Britani.

Ai inskenoi rrëmbimin bashkë me miqtë e tij pasi iu mbaruan paratë në Pataia në Tailandë, i njohur gjithashtu si “kryeqyteti famëkeq i turizmit të seksit”.

Pushuesi i dyshuar 49 vjeçar kishte bindur shokët e tij të visheshin si pengmarrës, për të realizuar video të rreme dhe mesazhe ku i kërkonte familjarëve para.

Kreu vendor i policisë Sorasak Saengcha, i cili drejtoi hetimet, tha se burri i kishte dërguar të afërmve të tij mesazhe iMessage e FaceTime për t’i bindur të paguanin.

“Ai dërgonte foto të vetes teksa sulmohej, dhe imazhe të vetes ku dukej se e kishin rrahur”, tha Saengcha.

“Shokët e tij e qëllonin dhe i shkaktonin gërvishtje në fytyrë, dhe më pas ai telefononte familjen në video duke i bërë të besonin se po e mbanin peng”.

Saengcha tha se autoritetet në Tailandë ishin njoftuar për çështjen nga Interpol por kur shkuan në vendndodhje ata gjetën grupin duke bërë festë.

Të gjithë të dyshuarit janë dëbuar nga vendi për tejkalim të kohës së vizave të tyre.

Lexo edhe:  Moderatorja e njohur ‘shpërthen’ ashpër ndaj Lekatarit, ia përmend nënat e Kosovës