Trupi i pronarit të SHELL Kosova largohet nga objekti ku u gjet i varur

Lulzim Kryeziu, pronar i pompës së derivateve “Shell Kosova” dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij. Ai u gjet pasditen e sotme i varur në një nga objektet e biznesit familjar. Trupi i pajetë i afaristit është larguar nga vendi i ngjarjes, ku dyshohet se i dha fund jetës së tij sot në Mleqan të Malishevës.

Pas disa orëve qëndrimi në shtëpinë e të ndjerit, Mjekësia Ligjore ka marrë trupin e tij për të vazhduar me hetimet përkatëse të këtij rasti.

Sipas Policisë së Kosovës, Kryeziu është gjetur i varur në një nga objektet e biznesit familjar.

Në vend të ngjarjes ka dalë edhe prokurori i rastit dhe njësitë policore.

Lexo edhe:  Rrahje në Burgun e Sigurisë së Lartë, dy të burgosur e bëjnë për spital ‘shokun” e qelisë