Tronditet Shkodra, vritet me armë zjarri një 36-vjeçar

Një 36-vjeçar u qëllua për vdekje me armë zjarri këtë të premte në Shkodër.

Top Channel raporton se viktima është Elis Rrashkadoli, i cili ka qenë duke pirë kafe në lokal në momentin që qëllua.

Ngjarja ndodhi në afërsi të rrugës “Isuf Sokoli” në Shkodër, në lokalin “Ish Gjuetari”, në lagjen Ahmet Haxhia.

Lexo edhe:  Hajnat futen në një banesë në Ferizaj përmes ballkonit, vjedhin stolitë e arit, mbi 10 ora dore e telefona