Tronditëse: Një vajzë me probleme mendore dyshohet se u dhunua
Vajzat dhe gratë janë viktimat më të shpeshta të ngacmimeve seksuale, sulmeve seksuale e dhunimeve në Kosovë. Raste të tilla dhe mjaft të trishta po tronditin familjet e tyre, që kërkojnë ndihmë dhe mbrojtje nga institucionet. Shumë herë këto ngjarje zbulohen pasi viktimat largohen nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre.
Një rasti i tillë dhe mjaft i rëndë dyshohet se ka ndodhur në Pejë, ku dyshohet se një vajzë 23-vjeçare nga Shqipëria, e cila ishte raportuar e zhdukur, është keqpërdorur seksualisht.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se rasti u zbulua pasi motra e viktimës erdhi në Kosovë për ta kërkuar atë dhe si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore, vajza u gjet në Pejë.
Sipas informacioneve të para, 23-vjeçarja ka probleme mendore dhe është shfrytëzuar nga persona akoma të paidentifikuar, që dyshohet se e kanë dhunuar.
Pasi vajza u gjet, gjendja e saj nuk ishte e mirë dhe e njëjta u dërgua për ekzaminimet e nevojshme, teksa njësitet policore janë vënë menjëherë në lëvizje për të zbuluar se kush janë personat e dyshuar.
Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar në drejtim të veprës penale ‘Dhunim