“Trimi i tastierës” zbythet në gjykatë: Egzon Azemi i VV-së, krejt tjetër diskurs para gjyqtarit
Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka dhe asamblisti i VV-së në Prishtinë, Egzon Azemi, i cili tash punon në ministrinë e Arben Vitisë janë të akuzuar pasi dyshohn për kanosjen e gjyqtarit Mentor Bajraktari dhe prokurorit Afrim Shefkiu. Krejt kjo pas lirimit të Dejan Pantiq, ish-policit që dyshohej për terrorizëm.
“Tradhëtarët plumbin e kanë hak” – kishte shkruar Egzon Azemi. Kjo kampanjë kishte vazhduar duke e shkruar emrin e gjyqtarit nëpër rrugë, anipse kishte kërkesë nga prokuoria për zbutje të masës, e ligjërisht gjyqtari nuk mund të shkoj mbi masën e kërkuar.
Egzon Azemi në gjykatë u zbyth. Në një video të shpërndarë nga Nol Nushi i PSD-së ai dëgjohet në gjykatë tek sa flet krejt butë, me fjalët “Në postimin tim është një citat, sjanë fjalë të mija, nëse e gjykojmë historinë me realitetin e sotëm, normalisht që mund të ketë mospërputhje” – tha ai.