Tri shpërthime në veri

Tri shpërthime janë dëgjuar në Mitrovicë të Veriut, te “Tre Rrokaqiejt”, pas mesnatës.

Burime nga kjo zonë kanë thënë për KOHËN se shpërthimet kanë qenë të fuqishme.

Granatat e dorës dyshohet se janë gjuajtur tek Qendra peë kontrollin e veturave dhe Car Lazari, në Mitrovice të Veriut.  Burime nga kjo zonë kanë thënë se KFOR është në vendin e ngjarjes e se banorët janë larguar nga kafenetë që kanë qenë afër.

Carabinierët kanë shtuar lëvizje në veri, burimet i thanë KOHËS. Po ashtu mësohet se pas shpërthimeve, po kontrollohen vendet ku janë dëgjuar shpërthimet.

Lexo edhe:  Për 47 mijë euro e detyruan të i ndërtoj shtëpi në vlerë 75 mijë euro – Skema se si u shfrytëzua viktima nga dy të dyshuarit për fajde