Tri ditë nga vrasja e trefishtë në Gjilan, Mefail Shkodra me dy djemtë e tij ende në arrati

Gjilani u trondit rëndë më 10 gusht nga një krim i trefishtë që ndodhi në mesditë, rreth orës 12:32, në rrugën “Ibrahim Rugova”. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, tre persona mbetën të vrarë dhe dy tjetër u plagos.

I dyshuari kryesor për këtë krim të rëndë është Mefail Shkodra, një emër i njohur për Policinë e Kosovës dhe publikun, për shkak të përfshirjes së tij në veprimtari kriminale – kryesisht fajde dhe detyrim, po ashtu edhe me dy djemtë e tij, Engjull Shkodra dhe Edonis Shkodra.

Dyshimet kryesore për këtë rast ndërlidhen me fajde.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur disa prej masave që ka ndërmarrë për këtë rast.

“Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të shtuara për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve të këtij rasti të rëndë. Përveç masave operative që i kemi në vazhdimësi kemi apeluar edhe përmes mediave duke i bërë publike profilet e personave të dyshimtë të kërkuar dhe kushdo që posedon informacion në lidhje me vendndodhjen e tyre ta kontaktoj Policinë e Kosovës ku do qoftë në stacionin ma të afërt. Janë njoftuar të gjitha pikatë kufitare që nga momenti i parë kur është raportuar rasti. Janë zhvilluar shumë bastisje në lokacione të ndryshme ku kemi besuar se mundë të strehohen të dyshuarit”, bëri të ditur dje Policia e Kosovës.

Në anën tjetër, për shkak të hetimeve lidhur me veprimet hetimore e policore për këtë vrasje, janë suspenduar katër policë.

Lexo edhe:  Thirrjet e ushtarëve amerikanë “Kosova, Kosova, Kosova”, Vuçiq: Kjo s’është e këndshme për ne serbët