Trepça – Peja, sot vendoset skuadra fituese e titullit kampion
KB Trepça dhe KB Peja do të zhvillojnë sonte sfidën e pestë dhe përcaktuese për fatin e skuadrës që do të shpallet kampione e Superligës së Kosovës në Basketboll për edicionin 2022-23, raporton Sinjali Sport.
Dy skuadrat kanë arritur nga dy fitore secila, duke bërë që ndeshja përcaktuese të shkojë në të pestën.
Klubi mitrovicas do të ketë favorin e terrenit vendas për këtë sfidë, e cila zhvillohet në palestrën e zjarrtë “Minatori”.
Sistemi i finaleve ka qenë 1-1-1-1-1, pra një ndeshje vendas dhe një mysafir, dhe të dyja skuadrat respektive i kanë fituar ndeshjet e tyre në shtëpi.
Peja e kërkon titullin e parë të kampionit për herë të parë që nga 2013, kurse Trepça të parin që nga 2012.
Dueli fillon nga ora 20:00.