Tre vëllezër në Skenderaj i hyjnë dajak kojshisë, mësohet arsyeja

Tre vëllezër nga fshati Runik i Skenderajt kanë përfunduar mbrëmë në Polici, pasi u përfshinë në një përleshje me komshiun e tyre.

Një problem i mëhershëm u rikthye sërish dhe ata u futën në telashe, duke tentuar t’i qërojnë hesapet.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se tre të dyshuarit e kanë sulmuar fizikisht fqinjin e tyre, të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore, duke e goditur me grushte.

Sinjali mëson se problemi që ata kanë pasur mes vete lidhet me një rast të vjedhjes së një veture, që i kushtoi viktimës me sulm fizik.

Përballë kësaj situate, ai fillimisht mori trajtim mjekësor në spital, e më pas ia mësyu Policisë, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me atë që kishte ndodhur.

Si rezultat i denoncimit, të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar lidhur me veprën me të cilën ngarkohen.

Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit dhe nisjen e hetimeve për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lexo edhe:  155 aksidente për një muaj në rajonin e Ferizajt