Tre të vdekur në aksidente gjatë 24 orëve në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë ndodhën tre aksidente tragjike.

Në këto aksidente humbën jetën tre persona.

Të shtunën rreth orës 14:20, ka ndodhur një aksident mes dy kamionëve njëri me targa vendore dhe tjetri me targa të shtetit të Shqipërisë me drejtues meshkuj dhe si pasoj përveç dëmeve materiale lëndim vdekje prurës ka pësuar viktima mashkull shtetas i Shqipërisë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.

Aksidenti i dytë ndodhi në rrugën Qarkore në Gjilan, rreth orës 10:30.

Një këmbësor ishte goditur nga një automjet, i cili pasi ka arritur në QKUK ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje .

E ndërsa tretë ka ndodhur në Fshajë të Gjakovës.

U raportua për një aksident trafiku në mes një veture dhe një kamioni me drejtues meshkuj kosovar. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar i dyshuari dhe tre viktima, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjakovës, dhe sipas mjekëve njëri prej tyre, viktima mashkull kosovar ka qenë pa shenja jete. I dyshuari vazhdon trajtimin mjekësor në spitalin e Gjakovës ndërsa dy viktimat tjera pas tretmanit mjekësor lirohen për në shtëpi. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Lexo edhe:  Aksident i rëndë në dalje të Prishtinës