Tre të lënduar në aksidentin e ndodhur në dalje të Gjakovës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mesditën e së mërkurës në rrugën Gjakovë-Prizren, ku tre persona kanë mbetur të lënduar.

Aksidenti ka ndodhur tek vendi i quajtur “Fshati slloven” ndërsa është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezi ka thënë për IndeksOnline se të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë për trajtim mjekësor, ndërsa njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin.

“Në rrugën Gjakovë-Prizren, tek vendi i quajtur “fshati Slloven”, rreth orës 12:20 është pranuar informatë për aksident trafiku. Menjëherë policia ju ka përgjigjur rastit dhe ka dalë në vendin e ngjarjes. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete udhëtarësh, ku përveç dëmeve materiale tre persona janë dërguar në Spitalin e Përgjithshme në Gjakovë për trajtim mjekësor. Njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin”, tha Elezaj./

Lexo edhe:  Hoxha vushtrrias që vdiq në moshën 40 vjeçare, la pas 5 fëmijë