“Që në momentin që hyre në…”, partnerja e Endrikut ka një mesazh publik për të

Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme të “Big Brother VIP 3”, në shtëpinë më të famshme në Shqipëri u futën edhe dy banorë të rinj. Ata janë Françeska Murati dhe Endrik Beba.

Ky i fundit, në klipin e tij prezantues vendosi që të tregonte se ka pasur një lidhje dashurie me një nga banoret. Është fjala për Sara Gjordenin.

Ndërkohë mëngjesi e sotëm, teksa po fliste me Françeskën ka zbuluar se është i martuar. Madje ka edhe një djalë 7-vjeçar.

Bashkëshortja e tij quhet Klea, e cila ka bërë një postim në “Instastory”-n e saj, ku i bën një dedikim mjaft emocionues këngëtarit të njohur.

“Që në ditën e parë që të njoha jeta ime mori shumë ngjyra! Çdo njeri që të njeh e di se sa shumë ke ti për të treguar dhe kjo është arsyeja dhe shtysa ime më e madhe të bëheshe pjesë e kësaj eksperiencë. Që në momentin që hyre në jetën time ishe me mua në çdo hap ndaj sot është dita ime! Me ty gjithmonë! Krenare për atë që je!”, ka shkruar ajo krahas një fotografie ku shfaqet Endriku.

Lexo edhe:  Shkurte Fejza flet përpara performancën në “Air Albania”: Do të këndojmë për fitore