Tre persona u lënduan në një aksident në rrugën Skenderaj – Klinë

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sot rreth orës 19:00.

Kjo u bë e ditur nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai tha se aksidenti ndodhi në rrugën Skenderaj – Klinë, konkretisht në fshatin Rakinicë.

“Në aksident janë përfshirë dy vetura civile”, tha ai.

 

 

Lexo edhe:  Rritet inflacioni në mars: 2,9% më i lartë sesa në muajin e njëjtë të 2024-ës