Tre persona të lënduar në aksidentin në Rogovë / Policia jep detaje

02 Press raportoi para pak minutave për një aksident që ka ndodhur në fshatin Rogovë, me ç’rast ka të lënduar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lumir Graishta i cili tha se si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

Të njëjtit po trajtohet për momentin në spitalin rajonal të Gjakovës, për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Aksidenti ka ndodhur në mes të fshatrave Rogovë dhe Celinë. Të përfshira janë dy automjete ndërsa si pasojë e aksidentit 3 persona janë lënduar rëndë të cilët për momentin janë duke marrë ndihmën mjekësore në spitalin rajonal kurse në vendngjarje janë njësitet e trafikut nga DRP Gjakovë”, tha zëdhënësi Graishta për Sinjalin.

Lexo edhe:  Këto vende sot mbesin pa energji elektrike