Trashëgoi emrin, Ismet Rama betohet si ushtar në moshën që axha i tij ra dëshmor
Ismet Rama që mban emrin e axhës së tij të rënë dëshmor para 23 vjetësh, sot u betua si ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ismeti ri u bë ushtar në të njëjtën moshë që axha i tij ra dëshmor për liri.
Sot në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë u betuan 311 rekturë të rinj.
Kjo shënon numrin më të madh të rekrutëve që iu bashkuan FSK-së.
Kujtojmë që këtë javë, Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se ka mundësuar që ushtrisë t’i bashkohen të gjirhë personat deri në moshën 25 vjeçare.