Traktori mbyt 30-vjeçarin që shkoi të marrë dru për familjen në bjeshkët e Junikut (VIDEO)
Me të marrë njoftimin se shteti ka lejuar prerjen e drunjëve Betim Gacaferi, të mërkurën u nis të shkoj për të prerë dru për shtëpi, por në mal gjeti vdekjen.
Por, sikur 30 vjeçari që vdiq në rrethana të trishta, në një aksident tragjik kishte vdekur edhe babai i tij më 1993, kur ishte rrëzuar një aeroplan në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Humbja e djalit hasret që deri sivjet ishte arsimtar i gjuhës angleze është e pakompensushme si për familjen edhe për bashkëpunëtorë.
Ai u varros të enjtën pasdite në Junik, derisa la nënën motrën dhe gruan me dy djem. E pamja për të do të jetë tri ditë tek Gjeravica në Junik.