Tragjike: Vdesin dy persona në Novobërdë, u rrokullisën me traktor duke punuar

Një rast i rëndë ka ndodhur të dielën në Novobërdë, ku si pasojë e një aksidenti me traktor, dy persona kanë pësuar lëndime të rënda dhe fatkeqësisht kanë humbur jetën.

Dy viktimat janë rrokullisur derisa kanë qenë duke punuar me traktor, ku për pasojë njëri prej tyre ka vdekur në vendin e ngjarjes, teksa tjetri është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjilanit, por nuk ka arritur të mbijetojë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia, me ç’rast është bërë e ditur se vdekja e tyre është cilësuar si aksidentale, teksa trupat e pajetë janë marrë nga familja për ceremoni mortore.

“Është raportuar se dy viktima meshkuj kosovarë derisa kanë qenë duke punuar me traktor dyshohet se kanë humbur kontrollin dhe kanë shkaktuar vet-aksident  dhe si pasojë kanë pësuar lëndime me ç’rast njëri nga ta ka ndërruar jetë  në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima tjetër në emergjencën e Gjilanit. Lidhur me rastin vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor.”, ka njoftuar Policia.

Lexo edhe:  Si iu iken policisë para syve, dy të dyshuarit e shpallur në kërkim për vrasjen e rëndë në Lipjan!