Tragjike: Vdes personi që u dogj në makinë pas aksidentit në Klinë

Foto ilustrim

Një person ka gjetur tragjikisht vdekjen pasditen e sotme në fshatin Preqevë të Klinës, pasi dyshohet se pas një aksidenti mes një veturë dhe kombibusi, ai mbeti i ngujuar nga brenda teksa dy automjetet u përfshinë nga zjarri.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas Gashit, mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij, teksa në një njoftim më herët dha detaje rreth aksidentit, porse nuk dihej ende për fatin e personit që kishte mbetur në veturë, nëse ishte gjallë apo jo.

“Në 19:05 policia është njoftuar për një aksident në Preqevë në mes një veture dhe një kombibusi. Në rastin e aksidentit, në momentin kur ka ndodhur, veturat i ka kapluar zjarri dhe po dyshohet se një person ka mbetur brenda. Nuk e dimë nëse është gjallë”,

Lexo edhe:  Automjeti përplaset me autobusin në Greqi, vdesin 4 të rinj, mes tyre një shqiptar