Tragjike: Shqiptari vret bashkëshorten në sy të fëmijëve në Itali
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në San Felice a Cancello, në provincën e Caserta-s, ku një shqiptar 30-vjeçar ka vrarë bashkëshorten e tij në prani të dy fëmijëve të mitur, 4 dhe 6 vjeç.
Mediat italiane raportojnë se burri i ka marrë jetën gruas së tij, 24 vjeç, duke e mbytur.
Incidenti ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit, si pasojë e një konflikti familjar të tensionuar, përballë dy fëmijëve të tyre.
Autori i dyshuar është arrestuar nga policia dhe është shoqëruar në komisariat.