Tragjike: Një 25-vjeçar në Prizren gjendet i vdekur

Një ngjarje tragjike ka ndodhur para rreth dy orësh në Prizren, një i ri është gjetur i vdekur në rrethana dhe për motive akoma të paqarta.

I riu u gjet pa shenja jete në një lagje në qytet dhe vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor që intervenoi në vendin e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë përkatëse të Policisë, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme për të ndriçuar rastin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe ka urdhëruar nisjen e hetimeve.

Lexo edhe:  “E forta” e Prishtinës kërcënon në Snapchat, publikon armën dhe bën një paralajmërim publik