Tragjike në Itali,19-vjeçari shqiptar mbytet në det

E diela shënoi një ngjarje tragjike në Itali ku një 19-vjeçar ka vdekur teksa po lahej në det.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në plazhin e zonës së Galipolit.

Shqiptari raportohet se kishte shkuar për pushime në Salento, shkruajnë mediat italiane.

Disa pushues ishin ata që e dhanë alarmin lidhur me rastin, por pavarësisht ndërhyrjes 19-vjeçari nuk ka arritur të shpëtojë.

Sipas mediave italiane. ngjarja ka ndodhur teksa i riu kishte hyrë për ta ndihmuar të dashurën e cila po tregonte vështirësi, shkaku i rrymave detare.

Lexo edhe:  Dushko Arsiq shpallet fajtor për krime lufte, dënohet me 13 vjet burgim