Tragjike: Ndërron jetë viktima e aksidentit në Viti – shpallet në kërkim drejtuesi i automjetit që shkaktoi përplasjen
Humbja e jetës nga aksidentet rrugore është një dukuri shqetësuese dhe një problem serioz shëndetësor publik në shumë vende të botës. Çdo vit mijëra njerëz humbin jetën në përplasje automobilistike, shpesh si pasojë e shpejtësisë së madhe, mosrespektimit të rregullave të trafiku apo edhe për fajin e dikujt tjetër, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali ka mësuar se sot, më 17 maj 2025, ka ndërruar jetë Xhylie Ademaj, 54 vjeçare, e cila ishte lënduar rëndë në një aksident të ndodhur më 12 prill në rrugën Kllokot-Viti. Ajo po trajtohej në QKUK, ku për një muaj rresht kishte qenë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Aksidenti kishte ndodhur kur vetura e tipit VW Tiguan, e drejtuar nga Burim Mustafa, 44 vjeçar, kishte kryer një tejkalim të pasigurt në drejtim të Kllokotit, duke u përplasur me veturën VW Golf, të cilën e drejtonte Patriot Jakupi, 44 vjeçar – bashkë me pasagjeren Xhylie Ademaj.
Si pasojë e përplasjes së rëndë, të dy pasagjerët e veturës Golf kishin pësuar lëndime serioze dhe ishin dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan, e më pas në QKUK. Ndërsa drejtuesi i automjetit Tiguan ishte liruar pas trajtimit të lehtë.