Tragjike: Mbyten dy fëmijë në lumin Shkumbin
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë Labinot, Elbasan. Dy të mitur janë mbytur pasi janë futur në lumin Shkumbin për t’u larë.
Sipas informacioneve paraprake, fëmijët ndërsa ruanin bagëtitë së bashku me një familjare të tyre kishin hyrë në ujë për t’u larë, por rrjedha e fortë dhe mungesa e sigurisë bënë që ata të mos arrinin të dilnin më në breg.
Banorë të zonës dhe forcat e emergjencës që mbërritën aty u përpoqën t’i ndihmonin, por fatkeqësisht, trupat e pajetë të të miturve u gjetën pak më vonë në një kanal të lumit më poshtë. Paraprakisht raportohet se viktimat janë vëllezër, 8 dhe 10 vjeç.