Tragjike: Humb jetën fëmija 4-vjeçar në Kaçanik pasi bie në bunar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Bajnicë të Kaçanikut, ku një 4-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në bunar.

Ky rast tronditi familjen që njoftoi menjëherë autoambulancën, me ç’rast ekipi i mjekëve konstatoi vdekjen e fëmijës.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se vogëlushi është nxjerrë nga bunari prej qytetarëve, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet policore.

Ende nuk dihet se si fëmija ka rënë në bunar, por rrethanat e ngjarjes pritet të zbardhen pasi hetimet veçse kanë filluar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ky rast është iniciuar si ‘vdekje e dyshimtë’ .

Lexo edhe:  Bie ndjeshëm çmimi i derivateve, kaq kushton litra e naftës dhe benzinës në 24 orë