Tragjike: Humb jetën fëmija 2-vjeçar në Podujevë pasi një aksidenti me traktor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Podujevë ku një 2-vjeçar ka humbur jetën pasi aksidentalisht është rrëzuar nga traktori.

Burime nga Emergjenca në Podujevë bëjnë me dije për Sinjalin se viktima është pranuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare të kësaj komune.

Sipas burimeve, fëmija nuk ka mundur të ju bëjë ballë plagëve dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Sipas informacioneve te para, dyshohet se rasti ka ndodhur aksidentalisht, derisa fëmija ka qenë me vëllain në traktor.

Lexo edhe:  Përleshje me mes disa personave në Ferizaj, theret me thikë një 49-vjeçar