Tragjedi në Tetovë: Gjendet e vdekur një 25-vjeçare nga Kosova

Është gjetur pa shenja jete trupi i një 25-vjeçareje nga Kosova, që supozohet të jetë studente në Tetovë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, derisa dyshimet e para janë për vrasje, por nuk përjashtohen variantet e tjera.

Trupi i pajetë është gjetur nga kalimtarë të rastit pas tregut të gjelbër në Tetovë, raporton AlsatMk.

Policia dhe Prokurori Publik janë në vendngjarje duke kryer hetimet.

Lexo edhe:  “Kom me t’rrehë, kom me t’therë” - Pasi kthehen nga dasma plas sherri mes çifti prizrenas, burri kërcënon gruan e tij