Trafiku i kryeqytetit bëhet kaos pasdite, kjo po i shqetëson qytetarët

Trafiku i kryeqytetit të Kosovës është një nga problemet më të mëdha me të cilat përballen kryeqytetasit.
Ora 16:00 e nxë Prishtinën të bllokuar nga veturat.

Gazetarja e lajmi.net, Linditë Berisha ka parë nga afër gjendjen dhe ka biseduar me qytetarët të cilët kanë kaluar rrugën edhe ne vende ku nuk ka vendkalime.

“Rrezik shumë, po nuk ka zgjidhje tjetër me kaluar rrugën”, ka thënë një qytetar i Prishtinës.

Në video do të mund të shihni edhe prindër me fëmijë të cilët kalojnë rrugën në vende jo adekuate.

Lexo edhe:  Vdes në moshë mjaft të re, Astrit Hasani nga Mitrovica