Tmerrohet familja në Fushë Kosovë: 32-vjeçarja hidhet nga ballkoni i banesës
Numri i madh i rasteve të tentim vetëvrasjeve gjithandej vendit është mjaft shqetësues. Pothuajse çdo ditë, qytetarë të moshave të ndryshme tentojnë të vetëvriten. Familjet ato që përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste, shpesh janë me fat kur viktimat shpëtojnë mrekullisht.
Kështu ka ndodhur edhe sot, në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, ku një familje u trondit kur e kuptuan se vajza e tyre 32-vjeçare ishte hedhur nga ballkoni i banesës.
Gjithçka dyshohet se ndodhi në orët e para të së premtes, kur viktima shfrytëzoi kohën derisa familjarët ishin në gjumë dhe deshi t’i jap fund jetës.
Siç mëson Sinjali, viktima ka rënë nga ballkoni mbi një veturë që ishte e parkuar poshtë banesës, por që fatmirësisht shpëtoi.
Familja u shokuan kur morën vesh se çfarë kishte ndodhur, me ç’rast u njoftua Emergjenca, që viktimën e transferuan në QKUK.
Motivet ende nuk dihen, ndërkohë që për ngjarjen është vënë në dijeni edhe Prokuroria, me ç’rast kanë nisur hetimet për “Vetëvrasje në tentativë”.